Vokshi: Këto nuk janë zgjedhje, po një referendum për Ramën
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka folur në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Ajo i quajti zgjedhjet e kësaj të diele një refendum për kryeministrin Edi Rama.
Vokshi, gjithashtu, tha se këto zgjedhje nuk kanë ndryshuar asnjë gjë për opozitën, e cila do të vazhdojë me aksionin e vet.
Vokshi u shpreh: “Mbi 85% e personave me të drejtë vote nuk kanë votuar. Kriminalizoi parlamentin dhe në fund edhe votën, por sot shihet hapur se Edi Rama u braktis. Me dorëzimin e mandateve gjithë faktori ndërkombëtar u sensibilizua në lidhje me dosjen 184 dhe 339. 31 fletë votimi të pavlefshme në 2017 imagjinoni, nuk numërohen dot sot sa fletë të pavlefshme janë. Këto nuk janë zgjedhje, ne nuk i njohim. Asgjë nuk ka ndryshuar, opozita do të vazhdojë me aksionin e saj opozitar. Këto të sotshmet janë vetëm një referendum për Edi Ramën. Sot Edi Rama është braktisur”.
KOHA JONË SONDAZH

