Vokshi: Ku është shteti? Rama bën show me personat me kancer
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, paralajmëron show-n e radhës të kryeministrit Rama tek Spitali Onkologjik. Vokshi ka ndarë një postim të një viti më parë në facebook për këtë situatë. Ajo shkruan se çdo 4 vite është e njëjta situatë. Kupola e qeverisë po zhvat paratë e shëndetit dhe askush nuk është dënuar. Ajo vazhdon duke thënë se shteti nuk është aty për të sëmurët me kancer, leuçemi, hemofili. Ndërkohë ajo shprehet se sot Rama do të vazhdojë të bëjë show te spitali Onkologjik me të sëmurët me kancer.
Statusi i plotë
Çdo ditë në 4 vjet kemi denoncuar abuzimin dje zhvatjen e parave të shëndetit nga kupola qeverisëse. Fakte të ardhura nga opozita, certifikuara një pjesë edhe nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit. E ndërsa Rama bërtet se po bën shtet, ku është shteti për abuzuesit e fondeve të shëndetësisë? Pse asnjë nuk është denuar, por vazhdojnë të qetë punën me abuzime?
Ku është shteti për të sëmurët me kancer? Ku është shteti për fëmijët me leucemi? Ku është shteti për të sëmurët me hemofili? Ku është shteti për gratë me kamcer gjiri që as përgjigje për mamografite, nuk jep e as mundësi apo shpresë të bëjnë analizat e nevojshme për të bërë kimioterapi?
Oh harrova, secili prej tyre duhet ti lutet personalisht të superpushtetshmit Rama, të verë dorën në zemer e t’i mëshirojë.
Por, nuk kemi parë gje akoma, prisni shfaqjen e përgatitur me të sëmurët në onkologjik sot. Propaganda e tyre s’ka limite, mund të përdorë (shpërdorë) këdo në nevojë. Sot e kanë rradhën të sëmurët me kancer. Prisni shfaqjen e turpshme të rradhës.
KOHA JONË SONDAZH

