Vokshi: Nxjerrja e një analize për koronavirus merr shumë kohë, krijohet frikë dhe ankth

Albana Vokshi e PD-së, e ftuar në studion e lajmeve në Ora News, tha se fondi prej 4 milion euro për shëndetësinë nuk mjafton.

Sipas saj, nxjerrja e një analize për koornavirusin merr shumë kohë, duke shkaktuar ankth dhe frikë te njerëzit.

Albana Vokshi: Fondi 4 milion euro për shëndetësisë dhe shpërblimet për mjekët dhe infermierët është i pamjaftueshëm. Duhet rishikuar edhe buxheti 2020. Nxjerrja e një analize merr shumë kohë. Shumë persona që kishin qenë në kontakt me zonjën e Durrësit kishin ankth për analizat, pasi kërkojnë më shumë se 24 orë. Përgjigja e analizave merr një kohë shumë të madhe duke krijuar frikë dhe ankth duke ndihmuar në përhapjen e koronavirusit. Ne kemi propozuar që të blihen pajisje që e zbulojnë për 45 minuta nëse je prekur apo jo. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?