Vokshi për abuzimin me të miturën: Edi Rama është dhunuesi më i madh i qytetarëve
Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka qenë e ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku ka folur lidhur me ábuzimin e të miturës nga roja i shkollës në zonën e Babrrusë. Vokshi tha se 15-vjeçarja është dhùnuar sot për herë të dytë, pas deklaratave të papërgjegjshme të Ramës dhe të Shahinit që bën sot në Kuvend.
Vokshi tha se shkollat janë kthyer në ambiente të rrezikshme, ku shitet dhe konsumohet lëndë narkotike, ndërkohë që prindërit janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre.
“Fjala e kryeministrit dhe e ministres ishte e trupshme, pasi në vend që ti kërkohej ndjesë familjes së viktimës dhe vetë viktimës, sot Edi Rama dhùnoi sërish familjen e asaj vajze, duke marrë në mbrojtje dhùnuesit. Ishte rënia e shtetit që çoi në këtë situatë, sot është e lehtë që të kritikosh mediat, duke shantazhuar opozitën, shoqatat, do që tiu mbylli gojën të gjithëve. Edi Rama është dhùnuesi më i madh i çdo të drejte të qytetarëve shqiptarë, i të drejtave themeltare kushtetuese të fëmijëve shqiptarë.
Dhùnoi të drejtën e tyre për të pasur një mjedis jo të dhùnshëm në shkolla, ministrja e Arsimit doli më në fund nga divani i shtëpisë së saj, dhe shkoi në Kuvend, ku as votat e qytetarëve nuk ka marrë, ndaj dhe nuk ja ndjen asaj. Çfarë bëri ministrja sot, nuk kërkoi ndjesë dhe të thoshte se kjo ka ardhur si pasojë e x problemeve. Ajo po shantazhon dhe po lincon shoqatat që kanë folur për këtë rast, ajo kërkoi që AMA të hetojë mediat në fjalë, nuk duhet të merret vesh që policia ka qenë aty dhe nuk e ka identifikuar rastin.
Nuk ka ndodhur asnjë me rastet e identifikuara për shkak se janë zbuluar lidhje me titullarë të Partisë Socialiste, shteti ka rënë dhe ndaj duhet të reagojmë të gjithë ne. Unë kam qenë në të gjithë protestat që ka organizuar shoqëria civile, dhe unë nuk dal atje si politikane, por dal atje si një nënë dhe si një grua. Mesazhi që unë kam sot për nënat është që të marrin në dorë fatin e fëmijëve të tyre, sot në ambientet e shkollës shitet drogë, fëmija mund të ábuzohet dhe dhùnohet seksualisht.
Të gjitha nënat janë të trembura dhe vrapojnë sa të bjerë zilja që të shkojnë ti marrin prej aty. Besa Shahini nuk duhet të ishte sot atje, por Edi Rama nuk e shkarkon pasi njerëz të tillë i duhen Edi Ramës, njerëz që nuk nxjerrin zë. Besa Shahini të paktën si grua të jepte dorëheqjen dreqi e mori”, tha Vokshi në fjalën e saj.