Vokshi: Rama ideator dhe urdhërues i koncesionit të sterilizimit

Deputetja e Partise Demokratike, Albana Vokshi akuzon kryeministrin Edi Rama si ideator dhe urdhërues të kontratës koncesionare të sterilizimit, ku SPAK ka gjetur korrupsion dhe konflikt interesi.

“Sot Edi Rama vërtetoi edhe një herë që është ai ideatori dhe urdhëruesi i skemës korruptive të inceneratorëve të shëndetësisë, në rastin konkret të Sterilizimit. E patë se si përmes shakave e batutave, duke mos respektuar as ambjentin e as pacientët e aq më pak stafin, mbrojti krimin e tij?

Çifti Rama-Manastirliu u pa sot te spitali ‘Shefqet Ndroqi’, për të mbrojtur një krim, krim i cili ka sjellë jo vetëm kosto financiare duke i shkaktuar dëm të lartë buxhetit të shtetit, por edhe kosto të lartë shëndetësore, humane. Para disa ditësh, së bashku me deputetë dhe Departamentin e Shëndetësisë bëmë në ekspoze të inceneratorit të shëndetësisë: koncesionit të sterilizimit.

Bëmë publikë shkresat me firmën e Ilir Beqajt, jo më pak se 11 herë ka firmosur Ilir Beqaj me miratimin e Edi Ramës në procedurën e fillimit por edhe të prokurimit të koncesionit. Asgjë nuk e shpëton dot Ilir Beqajn. Ai mban firmën kudo edhe në implementimin e koncesionit që vendosi t’ja jepte shokut të tij Ilir Rrapaj, i cili krijoi pasi ishin rënë dakord një kompani me 1 punëtor (veten) dhe me 1000 Euro kapital, që nuk plotësonte asnjë kriter”, deklaroi Vokshi.

SHKARKO APP