Vokshi: Rama në spitalin e Fierit, show i rrezikshëm me repartin e hemodinamikës

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në spitalin e Fierit.

Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “facebook”, Vokshi shprehet se ajo që ka bërë Edi Rama në spitalin e Fierit, është një shoë i rrezikshëm, që mund të dëmtojë rëndë shëndetin e qytetarëve.

“Të bësh një investim modern në shëndetësi, që i shërben qytetarëve, është gjithnjë një gjë e mirë. Por kjo që ka bërë Edi Rama në spitalin e Fierit, është një show i rrezikshëm, që mund të dëmtojë rëndë shëndetin e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reparti hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Fierit, është vënë në funksionim pa respektuar kushtet minimale të sigurisë. Një pavion me rëndësi kaq të veçantë për sëmundjet kardiovaskulare, nuk ka asnjë leje apo dokumentacion zyrtar që certifikon sigurinë e tij dhe të jetës së qytetarëve. Nuk ka as licencë nga Instituti i Fizikës Bërthamore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç mungesës kriminale të ketyre lejeve dhe licensave, në bazë të te cilave duhet të vihen në punë pajisjet, reparti nuk ka mjekë të specializuar dhe as staf ndihmës për këtë shërbim.

U bëj thirrje mjekëve profesionistë të Spitalit të Fierit të mos bëhen pjesë e propagandës së qeverisë, por të ngrenë zërin për të denoncuar një skandal të përmasave të tilla.

Shkelja e protokolleve të sigurisë, që mund të vërë në rrezik jetën dhe të dëmtojë shëndetin e qytetarëve, për të ushqyer propagandën e neveritshme të Edi Ramës, është krim që duhet ndëshkuar”, thekson ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?