Vokshi: Rama po heq 30 mijë gra që nuk ushqejnë fëmijët

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Edukimit, deputetja demokrate Albana Vokshi, në studion e ”Fax News” ka folur për mocionin që opozita do të kërkojë nesër në Kuvend për ndihmën ekonomike.

Ajo u shpreh se rritja e shifrave të familjeve të varfëra është e dukshme. Vokshi foli për axhendën e takimeve të saj në SHBA dhe specifikisht për forcimin ekonomik të grave dhe vajzave.

”Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave është një ëndërr në sitar dhe një mashtrim i qeverisë. A shërben qenia e disa ministreve apo deputeteve si shërbëtore të kryeministrit, që të përkthehet në politika konkrete për fuqizimin e grave e vajzave? Në Shqipëri kjo nuk ndodh përderisa ushtrohet çdo ditë dhunë. Në 30 mijë familjeve të përjashtuar nga ndihma ekonomike janë kryesisht nëna kryefamiljare që nuk kanë me ç’të ushqejnë fëmijët e tyre? A është kjo mbështetje për 30 mijë gra dhe për qindra mijëra fëmijë që detyrohen të bragtisin shkollën? Shoqëria civile ngriti alarmin që mbi 100 mijë fëmijë në shqipëri nuk kanë mundësi të ushqehen me të treja vaktet në ditë”,-u shpreh Vokshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?