Vokshi: Shëndetësia falas, mashtrimi më i madh i Ramës, vuajtje për qytetarët

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi shkruna se mbi 400 milionë uuro të taksave të shqiptarëve ka dhëne Edi Rama për koncesionet dhe PPP korruptive, abuzive në shëndetësi.

Sipas Vokshit koncesione shkatërruan çdo hallkë të sistemit shëndetësor e rrënuan më shumë spitalet.

Vokshi: Mbi 400 milionë Euro të taksave të shqiptarëve ka dhëne Edi Rama për koncesionet dhe PPP korruptive, abuzive në shëndetësi. Koncesione që shkatërruan çdo hallkë të sistemit shëndetësor e rrënuan më shumë spitalet.

Pacientë e familjarë enden përvuajtshëm çdo ditë me pamundësinë për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor… Mjekë e infermierë të braktisur, të keqvlerësuar, keqtrajtuar…

Nuk ka sot familje shqiptare që nuk e ka provuar në kurriz koston e lartë, edhe me jetë humane, të mashtrimit më të madh të Edi Ramës, atë të Shëndetësisë Falas.

SHKARKO APP