Vokshi: Shumë politikane të mira s’janë në Kuvend se ngritën zërin dhe kundërshtuan

E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, ku po diskutohet rreth jetës së vështirë politike të një gruaje në Shqipëri, deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi se shumë politikane të mira tani nuk janë më në Kuvend, pasi kanë ngritur zërin ose kanë kundërshtuar.

Vokshi: “Nuk mund të them që ky është momenti më i vështirë në jetën time në politikë. Ka momente shumë të vështira, përpiqesh të arrish një objektiv dhe pritshmëria ndaj teje është shumë e larët dhe për arsye të shumta nuk mundesh ta realizosh. Pas kësaj sheh zhgënjim, dëshpërim në sytë e të tjerëve dhe kjo gjë nuk të bën të ndihesh mirë. Në 2008 u arrit që të futej kouta 30% dhe kjo ka qenë meritë e të gjithëve dhe vullnet e partisë në pushtet që ishte asokohe.”

Vasili: “Për Albanën sa e vështirë ka qenë dhe cila ka qenë arsyeja? Sa e vështirë ka qenë beteja politike e jotja?”

Swiss Digital Desktop Reklama

Vokshi: “Shoqëia shqiptare është patriarkale, por ne nuk na pengon kush së bëri politikë kur ne hyjmë në politikë. Dominanca mashkullore ka qenë ndër shekuj e tillë. Kuotat i mundësojnë grave hyrjen në politikë, por më pas gratë vazhdojnë vetë jetën politike. Por duhet të themi që cilësia nuk përputhet me sasinë. Kemi politikane shumë të mira të cilat tani nuk janë më, sepse në një moment të caktuar kanë kundërshtuar, ngritu

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?