Vokshi- Spiropalit: Zonja 5 milion euro, do shkosh shumë shpejt para drejtësisë

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi i ka dhënë një përgjigje Elisa Spiropalit pas akuzave të kësaj të fundit në lidhje me djegien e mandateve.

“Ne kemi hequr dorë nga mandatet tona, jemi si çdo qytetar, pa asnjë imunitet dhe nuk kemi frike nga shërbëtorët e Ramë në drejtësi.

Por Elisa Spiropalit frika i ka hyrë në palcë sepse është kapur duke vjedhur nga fondet publike 550 milionë lekë bashkë me familje e farefis. Hajdutja e doganave që reciton fjalimet e Edi Ramës, do të shkojë shumë shpejt para drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe bën mirë që ka frikë! Pushteti i blerë me dhe nga krimi, i ka ditë e numëruara!

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka shpëtim për Elisën e të ngjashmit e saj në maxhorancë që me babëzinë e tyre të pakufishme, përzunë shqiptarët nga vendi dhe vranë shpresën.

Drejtësia vonon por nuk harron!!”, shkruan Albana Vokshi në përgjigjen e saj të publikuar në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?