Vokshi: Temperaturat e larta e bëjnë Beqën të flasë përçartë

 

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, njëherësh kryetare e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend, reagoi në Facebook ndaj deklaratave të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, se realiteti i marrjes së ilaçeve nga ana e të moshuarve me lista borxhesh nuk ekziston.

“Temperaturat e nxehta po nxisin edhe me teper rilindasit te flasin percart!!:, – shkruante Vokshi.

Ajo vijonte me deklaratën e saj duke thënë se “Njeri prej tyre Ilir Beqja tha sot se ilacet me lista neper farmaci jane situata te nxitura artificialisht… Nga kush nxiten z.minister pensionistet ne te gjithe Shqiperine? Te papunet?? Personat me aftesi te kufizuar qe nuk munden te kurohen, se xhepat i kane bosh…? Nese e keni fjalen se keta qindramijera nxiten nga PD atehere ne si opozite kot lodhemi qe bejm fushate, sepse te varferit jane sot shumica dermuese e popullsise… Kur pohoni se ilacet jane ulur me 30%, realiteti ju nxjerr zbuluar, sikurse ndodhi dhe me ikjen e kompanive te mirenjohura boterisht farmaceutike..

Zoti Beqja bashke me shefin tend ia keni ulur shime nivelin e etikes dhe ligjerimit kesaj fushate. Shqiptaret nuk i mamipuloni dot me !!.

Varferia do ti coje ata ne drejtimi e duhur, drejt rikthimit te shpreses, ofertes se PD!!

Sot nga Gjirokastra, Ministri duhet te dilte e te jepte te pakten nje shprese per Rilindjen e shendetesise: Gjakun falas per talasemiket!!”.

SHKARKO APP