”Vol-Vo 4”, i arrestuari: Rama na bëri ”koka turku”
“Jeni urdhëruar nga Rama për të bërë një show dhe për të na bërë si ”koka turku” për t’u afruar me BE”. Kjo ka qenë akuza e njërit prej të arrestuarve gjatë mega-aksionit për operacionin ”Vol-Vo 4”, sot në sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda. Genc Zeneli lëshoi akuza të ashpra kundër prokurorëve të cështjes, ndërsa tha se të gjithë të arrestuarit ishin ‘koka turku’, për të plotësuar kushtet e qeverisë për të qenë pjesë e BE.
Të arrestuarit fundjavën e kaluar dolën para Gjykatës tek Krimet e Rënda, nën masa të forta sigurie. Grupi i trafikantëve të drogës nga Shijaku pjesë të rrjetit kishte edhe të afërm të Klement Balilit.
Pjesë e arrestimeve ishin edhe dy ish deputetë socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka për të cilët gjykata refuzoi ndarjen e dosjes sepse ata janë kryer vepra penale bashkëlidhur me anëtarët e bandës së drogës.
Ndërkohë, Krimet e Rënda kanë dhënë masën “arrest shtëpie” për 8 nga të arrestuarit e grupit “Avdylaj”. Ndërsa është dhënë masa “arrest me burg” për 24 të tjerë të arrestuar.
Avokati i tyre, Maks Haxhiaj u shpreh se ky proces është i montuar nga organi i Prokurorisë. Ndërkohë, arrest me burg gjykata ka dhënë për dy ish-deputetët e PS Arben Ndoka dhe Arben Çuko.
KOHA JONË SONDAZH

