“Volksweagen” përplaset me “Range Rover” në hyrje të Durrësit, plagosen shoferët (Foto)
Një aksident rrugor ka ndodhur rreth mesnatës pranë rrethrrotullimit në qytetin e Durrësit. Mësohet se një automjet tip “Volksweagen” është përplasur me një tjetër automjeti tip “Range Rover”.
Për pasojë, mjeti “Volksweagen” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar.
Në fotot e siguruara nga “BalkanWeb” duket se dy automjetet kanë pësuar dëme materiale.

Ndërkaq, si pasojë e goditjes kanë pësuar dëmtime të lehta dy drejtuesit e mjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

