Voltana Ademi: Faleminderit Shkodra! Përmes braktisjes, i treguam Ramës që jemi shumica
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas mbylljes së votimeve.
Përmes një statusi në “Facebook”, Ademi falenderon të gjithë qytetarët e Shkodrës, që i treguan Ramës se ky nuk ishte një votim, por një referendum.
Sipas Ademit, Rilindja detyroi me anë të presionit qindra persona të votonin por nuk ia doli dot.
Statusi i plotë i Voltana Ademit:
FALEMINDERIT #MIRENJOHJE #RESPEKT
Të dashur bashkëqytetarë!
Kemi kaluar një ditë të vështirë! Përballë një shtetrrethimi, i mbështetur edhe nga struktura kriminale, ia kemi dalë ti trëgojmë regjimit se NE jemi shumica, ne jemi QYTETARËT e SHKODRËS që me shumë qytetari, i dhamë përgjigjen e merituar përmes BRAKTISJES totale!
Sot nuk ishin votime, ky ishte REFERENDUM! Shkodranët, nga Thethi në Velipojë, nga Zogajt në Gurin e Zi, e bojkotuan masivisht diktaturën! Shkodra qëndroi, nuk u nënshtrua, duke i dhënë zemër dhe shpresë gjithë Shqipërisë, ashtu si në vitin 1990!
Ky është lajmi i ditës! Rilindja detyroi me anë të presionit qindra persona të votonin por nuk ia doli dot! Pa llogaritur votat e pavlefshme, të cilat janë të shumta si kurrë më parë!
#AsnjeHapPas #BashkeIaDalim #ShkodraNukPerkulet
#BetejaPerDemokraciVazhdon #ShqiperiaSiEuropa
KOHA JONË SONDAZH

