Voltana Ademi mban Shkodrën djathtas, Veliaj merr Tiranën. Durrësi në fotofinish

 

IPR Marketing dhe Ora News publikuan në Tonight Ilva Tare sondazhin e tretë për qytetet Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Përveç qyteteve, është kryer edhe një sondazh në nivel kombëtar për partitë politike dhe koalicionet.

Sondazhi u krye në datat 10-15 qershor 2015, marzhi i gabimit është ±3.2% në nivel lokal dhe ±2.5% në nivel kombëtar. Të anketuarit kanë qenë 1001 persona në bashkinë e re të Shkodrës, 1000 në Durrës dhe 1003 në Tiranë.  Të dhënat e popullatës janë marrë nga Censusi i vitit 2011 dhe të dhënat e INSTAT të vitit 2014.

VELIAJ MBAN TIRANEN ME 51%, KOSOVA MERR 33.5%, BOJAXHI 11%

tiranasondazhi3

tiraneipr

 

tiraneipr2

Në Tiranë, Erion Veliaj rritet nga sondazhi në sondazh edhe pse me pak pikë duke çimentuar fitoren e tij në bashkinë më të madhe në vend. Ai në këtë sondazh merr 51% të votave kundër 33.5% të kandidatit të djathtë, Halim Kosova. Erion Veliaj është rritur me 1 pikë nga hera e kaluar, ndërsa Halim Kosova ka mbetur po në vend. Të njëjtën përqindje ka ruajtur edhe kandidati i pavarur në Tiranë, Gjergj Bojaxhi i cili po bëhet tashmë një realitet në skenën politike shqiptare. Ai ka mbetur në kuotën e 11%, aq sa ishte dhe në sondazhin pararendës. Ndërkohë vijon Sazan Guri me 3.5%, Arben Tafaj dhe Dhimitër Muslia me nga 0.5%

Koalicioni i majtë në Tiranë vazhdon dhe thellon kryesimin me 64% të votave kundrejt 34% të koalicionit të djathtë. E majta ka shënuar rritje të lehtë nga sondazhet e para, respektivisht 1 pikë nga sondazhi i 3 qershorit dhe 4 pikë nga ai i 13 majit. Ndërsa e djathta ka mbetur në po ato kuota. APPD merr 34% të votave, aq sa sondazhin e kaluar të 3 qershorit. Partia Socialiste në Tiranë ka 48% të votave, PD merr 30% të votave dhe LSI merr 11% të votave.

SHKARKO APP