Voltana Ademi përgënjeshtron lajmin e djegies së shkollës në Shkodër.

Në një lidhje direkte në emisionin Open të Eni Vasilit, zonja Ademi tha se nuk është djegur shkolla, siç është raportuar nga disa media.

“Janë djegur vetëm kartonat e vendvotimeve- tha kryetarja e bashkisë së Shkodrës. Materialet zgjedhore janë në mënyrë të paligjshme në mjediset e shkollës, që administrohen nga Bashkia e Shkodrës. Bashkia ka kërkuar zyrtarisht prej tre ditësh që godinat ku janë vendosur KZAZ-të dhe janë në pronësi të saj, duhet të lirohen”- tha ajo.

Voltana Ademi tha se kjo është një kërkesë kushtetuese, në mbrojtje të Kushtetutës dhe në zbatim të dekretit të Presidentit, që ka shfuqizuar datën 30 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?