Voltana Ademi s’i dha leje për takimin, Rama rikthen fantazmat e masakrës së prillit
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, nuk i ka dhënë lejë kryeministrit Edi Rama, që të zhvillojë takimin e radhës në këtë qytet.
Kjo ka qenë edhe një nga temat që është komentuar nga kryeministri, nga foltorja e Kuvendit.
Rama ka kërkuar vetëpërmbajtje nga deputeët socialsitë, për këtë situatë të rëndë.
Gjithashtu ai ka hedhur dyshime, se plani i opozitës mund të jetë ripërsëritja e 2 prillit të vitit 1991, ku u vranë 4 dëshmorë të demokracisë.
Njëkohësisht, Rama ka vijuar me sulmet ndaj presidentit Meta, duke thënë se e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë.
Rama tha:
Të jemi të vetëvendosur dhe të vetëpërmbajtur. Mbase plani është për të bërë një 2 prill tjetër sot mbasdite. Historia ka treguar se asgjë nuk ka ndryshuar në kokën e atij që është lideri suprem i PD, dhe fatkeqësisht ky është edhe rezultati i përfshirjes skandaloze të atij që sot është në zyrën e Presidentit por e ka humbur të drejtën të qendrojë duke i hedhur benzinë zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

