“Volvo 4”, polici i Sarandës do hetohet jashtë qelisë
Lirohet njëri prej 3 efektivëve të policisë së Sarandës të arrestuar në kuadër të operacionit “Volvo 4”
Jasin Abdul u arrestua në dhjetor 2018 ndërsa sot gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” me argumentin se është në pamundësi shëndetësore për të qëndruar në ambientet e paraburgimit.
Operacioni i koduar “Volvo 4” i ndërmarrë në fund të 2018, u shtri në 12 qytete dhe u goditën anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale.
Ditën kur u arrestua Jasin Abdul u arrestua dhe Ardit Gjyriqi, nga Tirana, dhe Bledar Koçi, nga Lushnja
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

