Von der Leyen: Ballkani Perëndimor përket në zemër të BE-së / Integrim në tregun europian
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka theksuar gjatë mbajtjs së takimit të Samitit të Berlinit në Tiranë se bashkëpunimi është çelësi i integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
-Vetëm duke punuar së bashku, ne do të bëjmë të mundur që Ballkani Perëndimor të vijë aty ku i takon, në zemër të BE-së, këtë e tha sot në Tiranë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ajo paralajmëroi hapjen e tregut europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, për këtë, ajo tha se vendet fillimisht duhet të largojnë pengesat që kanë mes vete në tregti.
“Ne duam që në fusha specifike të hapim dyert e tregut të vetëm europian, për vendet e Ballkanit Perëndimor, për firmat, kompanitë e BP dhe këtë duhet ta krijojmë tashmë në fusha, si për shembull, lëvizja e lirë e mallrave dhe e shërbimeve, transporti rrugor, energjia, por edhe treg digjital i BE-së, mbi të gjitha, pagesa pa para në dorë, për ta bërë atë më të lehtë dhe për ta pasur njësoj si në BE”, theksoi der Leyen.
KOHA JONË SONDAZH

