Von Der Leyen: Jemi në rrugën e duhur për të mirëpritur Shqipërinë në BE

Presidentja e Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbajtur një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama. Von Der Leyen është shprehur se BE dëshiron që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, ku objektivi është i tillë që negociatat për çështjet themelore të nisin sa më shpejtë. Presidentja dha disa mesazhe në kuadër të këtij projekti të rëndësishëm për Shqipërinë, ku tregoi se një plan i ri është përgatitur për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke nxitur investime dhe reforma.

“Duam që ju të bëheni pjesë e jona që të plotësojmë BE. Shqipëria ka arritur vërtet shumë. Objektivi ynë është që të çelim negociata për çështjet themelore sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të punojmë që tani të krijojmë mundësi të reja tregtie ndërmjet nesh. E kemi filluar këtë me planin e investimeve me 30 mld euro.

Janë mobilizuar 1.4 mld euro me projekte shumë të rëndësishme si hidrocentrali Fierzës, por edhe me hekurudhën me Malin e Zi. Sot dua të përqendrohem te plani i ri për rritjen e BE-së. Po ecim drejt një faze të re veprimesh, pasi ky plan ka mundësinë të dyfishojë ekonominë tuaj brenda këtij 10 vjeçari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhen reforma dhe reformat të shoqërohen me investime. Kështu hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor. Mesazhi ynë i tretë është që investimet tona do të kenë të njëjtën vlerë si punët tuaja. Unë mendoj se kjo po vjen në momentin e duhur që Shqipëria dhe BE-ja të jenë më pranë njëra tjetrës. Ju jeni në përputhje të plotë me përgjigjen e BE-së sa i përket luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Edi ju falënderoj juve dhe qëndrimin tuaj të qartë për sulmin terrosit të Hamasit. Kënaqësi që jam në Shqipëri”, deklaroi von der Leyen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?