Vonesa për rrogat, Ministria: Paratë kanë kaluar nga Thesari

inistria e Financave pranon vonesën e rrogave në Administratë. Në një reagim për mediat, Ministria e Financave sqaron shkurtimisht se vonesa ka ardhur për shkak të një udhëzimi të ri, për siguracionet dhe se zyrat e financave kanë vonuar procesin, duke ia kaluar përgjegjësinë për lënien pa rroga të qindra familjarëve një procesi burokratik të zyrave të financave, e duke mos sqaruar kur do të zgjidhet problemi. ”Vonesa e shkaktuar pas udhëzimit të ri për siguracionet. Zyrat e financave po vonojnë procesin. Kanë kaluar paratë nga Thesari i Shtetit”,-sqaron MF. Ditën e sotme, infermierët e QSUT denoncuan publikisht vonesën e rrogave të muajit tetor, pavarësisht se data shënon 6 nëntor.

SHKARKO APP