Vonesat për dozën e dytë, vaksina kineze drejt fundit
Qytetarët që janë sorrollatur për dozën e dytë anti-covid, do të duhet të presin deri në mbërritjen e sasive të tjera të vaksinës kineze. Aktualisht koronavac është në dozat e fundit, ndërsa qytetarët nuk janë njoftuar nga mjekët e familjes në lidhje me mungësën e saj.
Ekspertët e vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik sqarojnë së përse u aplikua vaksinimi masiv pa u ruajtur doza e dytë dhe kjo kryesisht me kinezen koronavac. Përgjëgjësja e vaksinimit, Erida Nela u bën thirrje qytetarëve që para se të shkojnë për vaksinim të pyesin në qëndrat shëndetësorë.
Para zgjedhjeve të 25 prillit qevëria nisi vaksinimin masiv të popullsisë kryesisht me vaksinën kineze, pas dozave që siguroi fillimisht nga Turqia dhe më pas nga marrëveshjet me distributorin turk. Aktulisht janë vaksinuar 680 mijë qytëtarë nga të cilët 223 mijë kanë marrë të dyja dozat.