Vorë/Përfundon inspektimi i 8100 objekteve nga 35 grupe inxhinierësh

Në 8100 godina kryesisht objekte banimi në Vorë janë përfunduar së verifikuari nga inxhinierët dhe grupet e punës së terren lidhur me shkallën e dëmtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Zv/sministri i Infrastrukturës, Hantin Bonati, që ka ndjekur nga afër të gjithë procesin në terren, u shpreh se “vetëm në këtë zonë janë angazhuar 35 grupe inxhinierësh vendas dhe të huaj”.

Në shenjë falenderimi për punën e palodhur, zv. ministri thotë se u përmbyll një proces i rëndësishëm në një nga zonat e prekura nga tërmeti në qarkun e Tiranës.

“Inspektimet dhe verifikimet në terren bëhen në bazë të një formulari të hartuar sipas modeleve më të mira të BE, BB dhe UNDP dhe ndihmon strukturat të njihen ne kohe reale online për vendin e inspektuar, gjendjen e godinave dhe vlerësimin e shkallës së dëmit. Ky është një ndër hapat më të rëndësishëm për krijimin e një baze të dhënash për dëmet në këto tri qarqe”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Puna vijon aktualisht në zona të tjera në Tiranë, Durrës dhe Lezhë për të përmbyllur një ndër proceset më të rëndësishme në terren që i hap rrugë vlerësimit real të dëmeve për të vijuar më pas me procesin e rindërtimit

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?