Vota e diasporës, deputeti i PS-së Qefalia: Presim të arrihet një dakordësi për mënyrën e votimit

Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia flet për votën e diasporës. Ai thotë se shpreson të arrihet një dakordësi për mënyrën e votimit. Qefalia ka theksuar se sa i përket mënyrës së votimit ka disa divergjenca të vogla, të cilat dhe me ndërhyrjen e komisionerit të zgjedhjeve do kapërcehen.

”Ka një ndërveprim midis komisoneve, jo vetëm ato që zhvillohen publike, por dhe me kontaktet që zhvillojnë të dy grupet parlamentare. Ka një dakordësi për mënyrën që diaspora duhet të votojë. Ndërsa sa i përket mënyrës së votimit ka disa divergjenca të vogla, të cilat dhe me ndërhyrjen e komisionerit të zgjedhjeve do kapërcehen dhe kjo do të jepte sinjalin e parë që diaspora të votojë. Me dëshirën e mirë për të votuar diaspora, por për shkak të vonesës së hedhjes së të dhënave në sistem do të ketë të pamundur të votojë gjithë diaspora”,-tha Qefalia.

SHKARKO APP