Vota e diasporës, grupi i dialogut diskuton variantet e mundshme

Vota për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit është shndërruar në temën kryesore të politikës. Mbledhja e grupit të dialogut këtë të mërkurë kishte në fokus të saj votën e diasporës. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se palët paraqitën pikëpamjet e tyre mbi formën dhe mënyrën e zhvillimit të këtij procesi.

Për përfaqësuesin e opozitës, Oerd Bylykbashi hartimi i listës së votuesve emigrantë do duhet të bëhet mbi bazën e dy kritereve kryesore. Komisioneri i zgjedhjeve, Celibashi shprehu gatishmërinë për garantimin e kësaj të drejte për emigrantët në dy forma të mundshme.

Pjesë e diskutimeve të mbledhjes së sotme të grupit të dialogut ishte edhe teknologjia në zgjedhje, por në këtë pikë çdo ditë që kalon e vështirëson mundësinë e shtrirjes së këtij procesi në të gjithë vendin në zgjedhjet e 2025.

SHKARKO APP