Vota e diasporës, nisin konsultimet, Hyka: Duhet transparencë, së shpejti propozimet konkrete

Diaspora ka ofruar ekspertizën qoftë nga ana juridike qoftë dhe teknologjike për të bërë të mundur votën e diasporës në zgjedhjet e ardhshme.

Anila Hyka, nënkryetare e këshillit kombëtar të Diasporës e ftuar në studion e Ora News thotë se koha nuk është më e mira por është e mjaftueshme dhe për këtë është ofruar dhe gadishmëria e diasporës.

Këto ditë ata kanë pasur një takim me kreun e Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, zotin Ilirjan Celibashi.

“Jemi në fazën e konsultimit. Do të bëhet një konsultim dhe mbledhje informacioni. Ky është hapi parë dhe më pas do të dalim me propozime konkrete” tha Hyka ndërsa nënvizoi: “duhet që çdo hap  i këtij procesi që do të bëhet të jetë transparent, bindës dhe gjithëpërfshirës dhe i gjithëpranuar”

Politika duhet të lejojë hapësirë dhe komunitetit shqiptar që jetojnë jashtë të thonë zërin e tyre.

SHKARKO APP