Vota e diasporës. Shkon në rreth 20 mijë numri i aplikimeve nga emigrantët, 72% e kërkesave ndodhen nën shqyrtim
Regjistrimi i emigrantëve në KQZ për zgjedhjet e 11 majit po vijon me ritëm të lartë edhe në ditën e gjashtë të tij.
Ka shkuar në rreth 20 mijë numri i personave që kanë aplikuar, teksa rreth 72% e këtyre kërkesave ndodhen ende nën shqyrtim nga Komisioni. Ose mesatarisht mbi 3 mijë aplikime çdo ditë.
Mësohet se deri në mesditën e sotme (16 janar) kishin aplikuar 19,791 persona në total. Nga këto 5601 ishin të shqyrtuara dhe 3984 të miratuara. Kurse 14190 të tjera ishin ende në shqyrtim.
Deri tani kanë marrë refuzimin 1617 persona, ose 8.2%, ose e thënë ndryshe vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë refuzuar 1200 veta, një numër i lartë ky. Teksa janë miratuar 209 kërkesa në kaq orë, ose 1,1% e totalit.
Shkak i refuzimeve të larta mësohet se është kërkesa për një dokument të ri identifikimi.