Vota e emigrantëve në 2025? Kreu i KQZ-së Celibashi tregon kushtin që duhet të plotësojë politika

Do të mundësohet vota e emigrantëve në vitin 2025? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu përgjigj pyetjes, teksa po diskutohej për mundësinë e votimit nga emigrantët, disa prej të cilëve protestuan sot në Kuvend për të drejtën e tyre. Celibashi thotë se mund të arrihet për zgjedhjet e 2025, por me një kusht. Ai thotë se duhet të plotësohen boshllëqet ligjore brenda këtij sesioni parlamentar. “Shpresoj që të bëhet dhe ka mundësi të bëhet por me kushtin që kuvendi të bëjë plotësimin e boshllëkut ligjor brenda këtij sesioni”, tha ai.

SHKARKO APP