Vota e emigrantëve, Stavro: Veç 14 mijë shtetas shqiptarë kanë deklaruar adresën

Mbi 14 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë deklaruar adresën e tyre jashtë vendit. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjysh Stavro, gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua në Komisionin për Reformën Zgjedhore, bëri të ditur shifrat e deklarimit të adresës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë mundësohet prej dhjetorit 2020, përmes e-Albania.

“Kemi informacion dhe për adresën brenda vendit dhe për adresën jashtë vendit. Kemi 14127 deklarime adresash prej 2020-ës . Procesi është që shtetasi deklaron adresën dhe pastaj ka një kohë prej 3 ditësh zyra e Gjendjes Civile që duhet ta përpunojë“, tha Stavro.

Sipas kreut të DPGJC, nga këta 7081 janë meshkuj dhe 7046 femra. “Në numrin e regjistrimeve kryeson Greqia dhe Italia, me afërsisht 4800 Greqia dhe 4300 Italia, pastaj Gjermani, por kemi edhe deklarimi nga Bjellorusia, Xhamajka, Zelanda e Re, etj”, tha Stavri.

SHKARKO APP