Vota e të dënuarve më 14 Maj, ministri Manja: Janë marrë të gjitha masat
Këtë të martë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se janë marrë të gjitha masat për të garantuar votimin e të gjithë të dënuarve dhe të paraburgosurve që kanë të drejtë vote. Po ashtu Manja sqaroi edhe shtyrjen e amnistisë për të burgosurit, dhe nisjen e këtij procesi vetëm pas zgjedhjeve të 14 majit.
“Në datën 4 ka dalë ekstrakti i fundit zgjedhor dhe Drejtoria e Burgjeve ka bërë koordinimin me njësitë e qeverisjes vendore për të parë nëse të paraburgosurit dhe të dënuarit janë në listat e zgjedhësve dhe ne garantojmë që të gjithë të paraburgosurit dhe të dënuarit që kanë të drejtën e votës gjenden në lista.
Masa e dytë është garantimi i çdo të paraburgosuri dhe të dënuari të jenë të pajisur me karta identiteti. Një nga arsyet që shtymë ligjin për amnistinë ishte procesi zgjedhor i 14 majit për të shmangur çdo alibi për zgjedhjet. Pas zgjedhjeve kam orientuar Drejtorinë e Burgjeve të përgatisin në draft të ligit për aminstinë brenda kufizimeve ligjore”.