Vota në OKB, Ruçi mbledh Konferencën e Kryetarëve pas kërkesës së PD
Vetëm 24 orë pasi PD iu drejtua Kuvendit me një rezolutë dhe mocion të shoqëruar me debat për votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, Gramoz Ruci ka mbledhur Konferencën e Kryetarëve.
Mocioni i PD kërkon seancë të posaçme parlamentare brenda 30 ditësh.
Vota e Shqipërisë në OKB, e cila shkoi pro rezolutës së propozuar nga Egjipti u interpretua nga opozita në Shqipëri si votë kundër SHBA-së.
Por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ministri i Jashtëm, Bushati duke thënë mardhëniet midis dy vendeve nuk cënohen nga ky qëndrim.
Ndërkohë kundër rezolutës së Trump votuan edhe shumica e vëndeve në OKB, konkretisht 127 vende të tjera.
Propozimi i presidentit të SHBA Donald Trump konsistonte në njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
KOHA JONË SONDAZH

