”Vota për Boçin dhe doli për Llatjen”, Celibashi: Zero shanse të ndodhi kjo gjë
Në mbledhjen e fundit, Komisioneri i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, tha se ka votuar për kandidatin Luçiano Boçin dhe pajisja elektronike ia ka kaluar votën Gledian Llatjas. Një gjë e tillë, sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi ka “zero shanse” që të ndodhë.
“Probabiliteti është zero, nuk ka asnjë arsye pse të ndodhë që vota për një kandidat, shkon për një tjetër”, tha Celibashi.
Përtej disa problematikave në 502 qendra votimi të identifikimit elektronik, Celibashi tha se ky proces nuk ka dështuar. “Procesi i identifikimit elektronik nuk ka dështuar”, shtoi ai.