Vota për kandidatët/Surpriza në PD, 22-vjeçarja kryeson listën
Në disa qarqe është mbyllur numërimi për votën preferinciale për kandiatët, por në disa vijon ende. Në Qarkun e Durrësit janë numëruar 273 QV, nga 481 në total.
Rrahman Rraja ka arritur që të kalojë kreun e qeverisë Edi Ramën, duke rezultuar deri tani më i votuari me plot 7358 vota, ndërkohë që Rama ka fituar 6941 vota deri tani. Më pas vjen Jurgis Cyrbja me 4968 vota.
Në PD listën e kryeson një emër jo shumë i njohur, Andia Ulliri, e cila kandidon për herë të parë, dhe ka marrë deri tani 5249. Ulliri ndiqet nga Manjola Luku me 4501 dhe më pas Igli Cara 3230 vota.