Votëbesohet qeveria e re në Malin e Zi, ja emrat e ministrave

Zdravko Krivokapiç është zgjedhur kryeministri i ri i Malit të Zi. Në seancë morën pjesë 70 deputetë, ku 41 prej tyre votuan për, 28 kundër dhe një ka abstenuar. ”Betohem që detyrën do ta kryej sipas Kushtetutës dhe ligjeve me nderë dhe përgjegjësi. Zoti më ndihmoftë”, ishin fjalët e para të shefit të ri të qeverisë në Mal të Zi.

Emrat e ministrave të qeverisë së re në Mal të Zi

Zëvendëskryeministër, Dritan Abazoviç

Ministre e Administratës Publike, Tamar Srzentiç

Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ratko Mitroviç

Ministër i Punëve të Brendshme, Sergej Sekuloviç

Ministre e Mbrojtjes, Oliver Injac

Ministër i Punëve të Jashtme, Xhorxhe Raduloviç

Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviç

Ministër i Investimeve Kapitale, Mlladen Bojaniç

Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Alleksandar Stijoviç

Ministre e Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Vesna Bratiç

Ministre e Shëndetësisë, Jellena Boroviniq Bojoviç

Ministër i Drejtësisë, Vlladimir Leposaviç

Ministër i Financave, Millojko Spajiç

SHKARKO APP