Votim kolektiv në Finiq, Gjykata shtyn konfirmimin e Kiços

Kandidati i pavarur për bashkinë e Finiqit, Leonidha Hristo ka depozituar një ankesë në Kolegjin Zgjedhor ku sipas tij pretendon se ditën e zgjedhjeve ka patur votim kolektiv. Leonidha Hristo kishte përballë kandidatin e partisë minoritare greke “MEGA” (aleat me PS) Kristo Kiço, ku ky i fundit fitoi zgjedhjet duke marrë 41 % të votave.

Nisur nga pretendimet e Hristos thuhet se votat në Finiq kanë qenë kolektive, por mesa duket, kjo gjë ka ardhur, pasi pjesa më e madhe e votuesve, ishin mosha e tretë, të cilët detyrimisht kishin nevojë për orientim.

Duke marrë shkak nga ankesa e Leonidha Hristos, Gjykata e Sarandës ka shtyrë për të martën konfirmimin në detyrë si kryetar të bashkisë së Finiqit, Kristo Kiçon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?