Votim në Qendra Shëndetësore? Shehu: KQZ kërkon “vrimë miu”

Ish-deputeti Tritan Shehu e quan një lajthitje nën panik të KQZ dhe atyre që e urdhërojnë idenë e qendrave të votimit në Qendrat Shëndetësore.

Madje ai thotë me ironi që për të qenë të sigurt t’i vendosin në sallat e operacionit, ndërsa shton se kemi të bëjmë edhe me një denigrim të thellë, mungesë ekstreme njohje e respekti për sistemin tonë shëndetësor, personelin e punën e tij.

POSTIMI I SHEHUT

Swiss Digital Desktop Reklama

KQZ kërkon “vrimë miu”!
Lajthitje nën panik e KQZ dhe atyre që e urdhërojnë, kërkojnë të gjejnë “vrimë miu”!

Swiss Digital Mobile Reklama

Skandal i vërtetë ajo që lexova, KQZ vendos që një pjesë e qendrave të votimit të transferohen nga shkollat apo diku tjetër ku janë, në Qendrat Shëndetësore!
Unë do t’u propozoja për të qenë më të “sigurt” e izoluar t’i vendosin në Sallat e Operacionit.
Nuk mendoja se marrëzia e injoranca mund të arrinte deri në këtë pike.
Por këtu kemi të bëjmë edhe me një denigrim të thellë, mungesë ekstreme njohje e respekti për sistemin tonë shëndetësor, personelin e punën e tij.
Ku është Ministria e Shëndetësisë në këtë vendim absurd.
Apo prandaj deklaronte që po i rinovonte këto qendra, për t’i kthyer ato në “bunkerë” paligjshmërie e injorance!

Tritan Shehu Fb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?