Votime? Shqiptarët: Ditë për plazh dhe pishina

Zhgënjimin nga politika, si një përgjigje edhe ndaj ftesës së opozitës për të mos qenë pjesëmarrës, shumë qytetarë e kanë shprehur duke shkuar në plazh të favorizuar edhe nga moti dhe fundjava. Në Vlorë një pjesë e qytetarëve nuk iu drejtuan kutive të votimit por plazhit.

“Nuk shkova për të votuar, nuk votoj. Nuk kemi parë ndonjë gjë të mirë nga Rama që të votoj. Më mirë të pushojmë sesa të votojmë”. Ata u shprehën se nuk janë ndier të përfaqësuar për të qenë pjesë e procesit të votimit. “Nuk ndihem i përfaqësuar. Jam shumë i pakënaqur.”

Ndërkohë në Tiranë, të shumtë ishin qytetarët që kishin vendosur të lënë mënjanë politikën ditën e diel për të shkuar familjarisht në pishina. Procesi i votimit ka vijuar normalisht në gjithë vendin deri në përfundim të afatit zyrtar që përfundon në orën 19:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?