Votimet e së dielës/ Basha: Për demokraci dhe ndryshim, ose kriminelët
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ftuar në ”Open”, tha se të dielën do të shkohet për votim që lidhet me demokraci dhe ndryshim, ose për kriminelët.
”Për 8 vite me radhë Elbasani ka qenë nën sundimin e bandave. Këto banda kanë bërë aleancë me Edi Ramën dhe i kanë shërbyer atij për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin me dhunë, me shantazh dhe me blerje votash. Janë njerëz të cilët kanë dhunuar qytetarët në mes të ditës dhe nuk janë prekur. Janë njerëz që edhe ditën e djeshme nuk u ndalën, megjithëse policia ndodhej në vendngjarje prej më shumë se 20 minutash, për të nxjerrë armët e tyre, armët e krimit dhe për të shkaktuar këtë ngjarje shumë të rëndë. Por një gjë është e sigurt, vota më 25 prill është votë për t’i dhënë fund kohës kur një kryeministër që e di që ka humbur, që e pret humbja më 25 prill, i kthehet marifetit të shitblerjes së votës”.