Votimet në Libohovë në pikëpyetje

Votimet e së dielës në Libohovë mund të quhen të pavlefshme. Kjo për faktin se sekretari i KZAZ nr. 79, nuk është banor i zonës dhe ky handikap do të penalizojë zgjedhjet. Sipas nenit 32 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë përcaktohet shumë qartë penaliteti ndaj pjesmarrjes së sekretarit apo anëtarëve të KZAZ-ve. Në pikën 2 gërma Ç, është e qartë se sekretari apo anëtari i KZAZ, shkarkohet nga detyra kur nuk është banor i zonës ku zhvillohen zgjedhjet. Sekretari i KZAZ në Libohovë, është Sami Shameti jurist në Kadastrën e Gjirokastër dhe banues në lagjen “Palorto” në Bashkinë Gjirokastër. /Dosja.al/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?