Votimet njëpartiake/ Për herë të parë në histori PS merr Tropojën

Votimet njëpartiake të 30 qershorit po shpallin fitues në të gjitha bashkitë PS-në, e cila garonte e vetme në 34 bashki të vendit.

PS ka arritur të marrë për herë të parë që prej rënies së diktaturës, bastionin e Partisë Demokratike, Bashkinë e Tropojës. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, kryetari i ri i Bashkisë do të jetë Rexhë Byberi, kandidat i Partisë Socialiste.

Përballë Byberi garonte vetëm kandidati i Bindjes Demokratike, Edison Hasanaj, i cili ka fituar vetëm 177 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që Rexhë Byberi ka fituar 3538 vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?