Votimi dhe numërimi elektronik, projekti pilot do të zbatohet në një ZAZ në Tiranë

Projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të zbatohet në një ZAZ në bashkinë e Tiranës.

Komisioni Rregullator shqyrtoi dhe miratoi projekvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 4, datë 13.11.2020, të Komisionit Rregullator, “Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”.

Në ndryshimin e miratuar percaktohet zbatimi i projektit pilot në një Zonë të Administrimit Zgjedhor në Bashkinë e Tiranës, e cila ka në juridiksionin territorial të saj jo më shumë se 55 qendra votimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?