Votimi i emigrantëve, Majko: Të respektohet e drejta kushtetuese

Votimi i emigrantëve do të bëhet pjesë e diskutimeve për reformën zgjedhore. Ministri Pandeli Majko thekson se kjo e drejtë kushtetuese duhet të vihet në zbatim. Ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko do të kërkojë përfshirjen e votimit të emigrantëve në diskutimet për reformën zgjedhore. Sipas tij kjo është një e drejtë e cila nuk duhet të vihet në diskutim.

Pandeli Majko: Unë mendoj se kjo është një e drejtë kushtetuese. Në Kushtetutën e Shqipërisë ne kemi moshën dhe shtetësinë si dy kushte të vetme për të drejtën e votës. Në Kodin Zgjedhor ne kemi dhe vendbanimin.

Deklarata është bërë në nënkomisionin për diasporën ku u raportua mbi aktivitetet dhe investimet e realizuara. Ruajtja e traditës shqiptare shfaqet qartë dhe në komunitetin që jeton në Ukrainë, u shpreh Elona Bano.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elona Bano: Komunitet që i është dhënë një vëmendje e veçantë është komunitetit shqiptar i Ukrainës, i cili prej 500 vjetësh duke mos pasur kontakte të vazhdueshme me shtetin amë, ka ruajtur traditat dhe vlerat shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të ruajtur gjuhën dhe vlerat kombëtare, në fokus mbetet përhapja e gjuhës shqipe, tha Mimoza Hysa.

Mimoza Hysa: Ka për mision mbrojtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe në shkollat në diasporë. Mbështetjen e shkollave të diasporës me tekste shkolle dhe materiale plotësuese, apo dhe trajnimin e mësuesve në diasporë.

Në diskutime Majko ka theksuar se do të zhvillohet një diskutim i posaçëm mbi reformën zgjedhore ku në qendër të vëmendjes do të jenë emigrantët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?