Votimi i PD-së në qarkun e Beratit, konfirmohen 24 kandidatë. Skualifikohet Astrit Veliaj
Demokratët e Qarkut të Beratit votuan sot për kandidatët që kaluan filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Nga 26 kandidatë, anëtarësia në qarkun e Beratit votoi 24. Ai që është skualifikuar nga lista është Astrit Veliaj, ish-deputeti që njihet edhe si biznesmen në qarkun e Beratit.
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.
Deri tani votimet janë kryer në 4 qarqe, Kukës, Dibër, Gjirokastër dhe Berat, me një pkesëmarrjentë lartë të anëtarësisë. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.
Dega Berat
1.AFIZE SKENDO
2.ALKETA MUKAVELATI
3.ARENC BERATI
4. DENIS SAHATCIU
5.DRITAN HAZINEDARI
6.ENO QANA
7.KASEM MAHMUTAJ
8.MUHARREM HOXHA
9.NAMIR LAPARDHAJA
10.OLTION MERDARI
Dega Poliçan dhe Skrapar
1.BAKI BIRAKU (SKRAPAR)
2.PELLUMB NAKO (POLIÇAN
3.RIGERT KAPLLANI (SKRAPAR)
4.ZIJA ISMAILI (SKRAPAR)
Dega Dimal
1.BUJAR HOXHAJ
2.FERDI BRAHUSHI
3.LEDIAN DAJA
4.LILJANA BICA
5.MONIKA QOSJA
Dega Kuçovë
1.ARDIT BENJA
2.DITAR QEVANI
3.FADIL MARA
4.MYSLIM HAXHI
5.SOFIKA JANI