Votimi i Reformës Zgjedhore, deputeti Korreshi: Basha nuk i ka 11 votat, ndaj PS duhet…
Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Sajmir Korreshi thotë se jo të gjithë deputetët që janë rreshtuar në krah të Bashës do të bashkojnë votat me PS-në për të votuar Reformën Zgjedhore. Gjatë një interviste në emisionin “Breaking”, ai nuk i kurseu ironitë për të.
Mendoni se PD do t’i bashkojë votat me Ramën në Kuvend për reformën zgjedhore, pavarësisht qëndrimit të pjesës më të madhe të deputetëve të opozitës?
Korreshi-Këtë nuk di ta them. Ndoshta një pjesë po, por një pjesë tjetër për sa i njoh jo. Ende nuk ka ndonjë platformë. Platforma që ka hedhur shoku Luli ende nuk ka gjetur konsensus. Duhet parë edhe platforma që do të nxjerrë e majta. Pse e majta duhet të shfuqizojë të vetën? Kur hyn në negociata shoku Luli gjithmonë ka dështuar.
Si e thërrisni?
Korreshi-Shoku Luli. E kemi pasur shok skuadre dikur.
Një miqësi e prishur?
Korreshi-Ka qenë miqësi me të futur që në fillim. Ne të shkretët vetëm kur u zgjuam nga gjumi e morëm vesh. Por gjithsesi rruga është e gjatë përpara.
Kjo tregon për një sens naiviteti nga ana juaj…
Korreshi-Absolutisht se kur hyn në një skuadër mendon se 11 lojtarët luajnë të gjithë njësoj. Edhe kur blihen, blihen 2-3, nuk blihet e gjithë skuadra. Mendoj se jo të gjithë do të votojnë. Nuk besoj se i ka 11 vota kur të vijë dita për të votuar.