Votimi monist, Bashkurti: Urime Shqipëri! Dështim fatal i Ramës dhe Rilindjes së tij
Diplomati i njohur Lisen Bashkurti ka përshëndetur maturinë e shqiptarëve, të cilët vendosën sot që ta bojkotonin pasivisht dhe bindshëm votimin monist që iu ofroi Edi Rama dhe qeveria e tij këtë të dielë.
Përmes rrjeteve sociale, Bashkurti thekson se rezultati tregoi dështimin fatal të Kryeministrit dhe Rilindjes së tij.
“Sovrani foli! Sovrani foli.
Bojkoti afirmoi kauzën e pluralizmit politik. Qetësia shprehu kulturën demokratike të qytetarëve shqiptarë dhe opozita.
Rezultati tregoi dështimin fatal të Kryeministrit dhe Rilindjes së tij.
Fitoi opozita politikisht.
Fitoi Presidenti institucionalisht dhe moralisht. Por beteja vazhdon nga rreziku i vakuumit institucional.
Urime Shqipëri!”, shprehet ish-ambasadori Lisen Bashkurti.
KOHA JONË SONDAZH

