Votimi në Kuvend, buxheti i vitit 2020 dhe paketa fiskale

Buxheti i vitit 2020 dhe paketa fiskale kalojnë sot për votimin përfundimtar ne parlament. Në të përfshihen edhe çështje të tjera si fiskalizimi dhe përballimi i kostove të dëmeve nga buxheti, dy akte normative që u votuan ditën e djeshme në komisionin për ekonominë sipas të cilit bonusi për familjet e prekura do të zgjasë për 1 vit dhe fondi i buxhetit për këtë zë arrin në 2 miliardë lekë.

Akti ndër të tjera përcakton edhe kategoritë që marrin përparësi siç janë familjet që kanë humbur familjarë nga fatkeqësia natyrore, familjet njëprindërore, familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuar, të moshuarit, familjet në skemën e ndihmës ekonomike dhe familjet e të rënëve në krye të detyrës.

Komisioni i Ekonomisë ka votuar unanimisht pro aktit normativ që hedh bazat për menaxhimin e situatës në rastet e fatkeqësive natyrore. Përmes këtij drafti të kaluar me urgjencë në Kuvend dhe që do të votohet në seancën plenare të ditës së sotme, përcaktohen detyrat e çdo institucioni shtetëror në funksion të rindërtimit.

SHKARKO APP