Votimi për ndryshimin e emrit, Ruçi: Fitore për Maqedoninë europiane
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi uron homologun e tij në Maqedoni për votimin e një ditë më parë në parlament për ndryshimin e emrit. Përmes një letre dërguar Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Ruci e konsideron historik votimin në parlamentin ndërsa thekson se Maqedonia e Veriut është Maqedonia europiane, e mirëpritur dhe e duartrokitur nga partnerët strategjikë.
“Në këtë vendim, nënvizon Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është edhe kontributi i lidershipit Tuaj dhe i deputetëve shqiptarë, të cilët votuan të gjithe pro për këtë vendim vizionar”. – thuhet në letrën e kryeparlamentarit Ruçi.
KOHA JONË SONDAZH

