Votimi për presidentin e ri, Bardhi: Mungesa tregon një qëndrim koherent

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, thotë se mungesa e tij dhe e disa deputetëve të PD-së në sallën e Kuvendit gjatë zgjedhjes së Presidentit, është një qëndrim koherent i grupit ku ai bën pjesë. Për të ky vendim vjen si pasojë e prishjes së marrëveshjes nga ana e PS-së.

”Nuk jemi fare fasadë siç na akuzojnë. Ne nxorëm zbuluar fasadën që po përgatiste. Vota jonë nuk e bllokon dot Edi Ramën nesër që të zgjedhë Presidentin. Vendimi ynë nuk është bojkot.

Për aq kohë sa Rama ka vendosur të zgjedhë kreun e shtetit në një proces 24 orësh, kjo nuk është një situatë normale dhe nuk mund të bëhemi pjesë. Ne nuk kemi marrë pjesë në seancë as në raundin e tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I gjithë grupi ynë parlamentar pas raundit të dytë, kur mazhoranca u tërhoq nga një marrëveshje publike mes palëve, deklaruam se nuk do të bëhemi më pjesë e këtij procesi. Një qëndrim koherent dhe s’ka të bëjë me frikë për rrjedhje votash etj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?