Votohet edhe në burgje më 25 prill, të drejtë vote kanë 2600 të dënuar

Edhe në burgje do të ketë zgjedhje, pra që të dënuarit do të hedhin votën për partinë që duan që të qeverisë vendin. Nga rreth pesë mijë të dënuar dhe paraburgosur, vetëm 2600 do të kenë të drejtën e votës, ndërsa pjesa tjetër nuk mund të jenë pjesë e procesit, pasi preken nga ligji i dekriminalizimit. E drejta e votës u mohohet të dënuarve për një sërë veprash të rënda penale si vrasje, trafik droge apo organizatë kriminale.

“Një pjesë e personave, të cilat kanë kryer disa vepra penale të rënda, përjashtohen provizorisht, pra, hiqen nga regjistri e zgjedhësve është bërë ky selektim në bashkëpunim me gjykatat dhe Drejtorinë Gjendjes Civile dhe kemi dërguar listën e personave, të cilat plotësojnë kriteret për të votuar, që janë rreth 2670 persona”, tha zv. drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Femi Sufaj.

Në proceset e kaluara zgjedhore është aluduar për individë të burgosur që janë liruar nga qelitë për tu përdorur nga partitë politike por sipas burimeve të Euronews Albania në fillim të prillit do të dalë një urdhër i veçantë për të anuluar përkohësisht të gjitha lejet.

SHKARKO APP