Votoi kundër heqjes së mandatit të Prengës, deputeti i PDIU: Qe gabim teknik

Ka shkaktuar çudi vota e deputetit të PDIU-së, Omer Mamo, kundër heqjes së mandatit për Armando Prengën. Sepse ishte i vetmi që e bëri diçka të tillë në seancën e sotme plenare.

Por vetë deputeti ka sqaruar se bëhet fjalë për një gabim teknik.

“Eshte qendrim i njohur i imi dhe i PDIU-se per t'i hapur rruge çdo hetimi qe i kerkohet Parlamentit nga organet ligjzbatuese. Kjo vlen dhe per kerkesen e Prokurorise per z.Armando Prenga. Votimi im i sotem ishte nje gabim teknik,” shkruan ai në FB. 

SHKARKO APP